Krimi horror ndaj shqiptarit, mashtrimi për një sasi droge dhe krimineli bashkëpunëtor që zbuloi gjithçka

Mediat italiane kanë zbardhur të gjithë skemën se si një shqiptar, u vra me urdhrin e një gruaje, ish shefe e tij, ndërsa ekzekutorët e torturuan dhe e murosën pasi e vranë.

Marketing

Trupi i tij u gjet pesë vjet pas vrasjes, ndërsa policia italiane vuri në pranga 4 persona, edhe urdhëruesen e vrasjes, tashmë 64 vjeçare.

Astrit Lamaj, 41 vjeç, me kombësi shqiptare. Lamaj, i cili ishte vite më parë ishte ndarë nga gruaja me të cilën ka një djalë, në vitin 2012 u njoh me një tregtare bizhuterish nga Genova, në atë kohë 59 vjeç, me të cilin nisën një marrëdhënie, jo vetëm pune. Pas disa muajsh, shqiptare vendosi t’i japë fund lidhjes, dhe u largua, duke marrë me vete – siç italiania pretendonte – edhe disa bizhuteri nga dyqani i saj. Gruaja, e cila edhe më herët në të shkuarën ishte hakmarrë ndaj një tjetër burri që e kishte lënë në të njëjtën mënyrë, vendosi që Astrit Lamaj duhej të vdiste. Të dy i akuzonte për vjedhje, edhe pse asnjëherë vjedhjet e pretenduara nuk i denoncoi në polici.

Për të plotësuar hakmarrjen e saj, gruaja italiane kërkoi ndihmën e disa “miqve” të vjetër, të cilët siç faktuan hetimet, kanë lidhje me organizata kriminale. Duke e marrë shqiptarin deri në Brianza përmes mashtrimit se do t’i jepnin një sasi droge, më tej ata e kanë dhunuar, dhe mbytyr, me urdhër të gruas që nuk duronte dot faktin që një mashkull ta linte. Vrasësit me pagesë e kanë tërhequr shqiptarin deri në një vend të sigurt, ku e kanë lidhur, dhe e kanë rrahur me goditje të shumta në kokë që përfunduan më tej duke e mbytur me tel në fyt.

Trupi i tij u mor më tej në bagazhin e një makine, më tej në një makinë të dytë, derisa mbërritën në Senago. Atje, u futën brenda një rezidence “Villa degli Occhi”, ku njëri prej vrasësve kishte punuar në rinovimin e një apartamenti. Ai kishte dijeni për një murë të jashtëm në vilë, ku bashkë me bashkëpunëtorët, rrëzuan një pjesë të murit duke futur atje trupin e viktimës, dhe më tej e mbyllën sërish murin. Nëse nuk do të ishte një bashkëpunimin e një anëtari të bandës, që tregoi gjithçka, kufoma nuk do të ishte gjetur kurrë, – tha prokurori i republikës së Monza Luiza Zanetti. Zhdukjen e Astrit Lamajt, e raportoi në polici vëllai i tij në Genova, dy ditë pasi 41-vjeçari kishte humbur kontaktet me të. Gruaja, tashmë 64 vjeç u ndalua nga karabinierët, teksa po shkonte në aeroport në Genova, ndërsa në pranga ranë edhe tre bashkëpunëtorët në krim, vrasësit e paguar, të cilët kanë lidhje me krimin e organizuar.