Besimtarët ortodoks në Maqedoni sot e festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet. Në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë sot mbahen liturgji për Krishtlindjet.
Shënimi qendror mbahet në Kishën kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani do ta mbajë liturgji të Shën Vasilit të Madh.
Me rastin e Krishtlindjeve, Ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë z.z. Stefani bashkë me sinodin e shenjtë të KOM- Ipeshkvinë e Ohrit, deri te priftërinjtë, monarkët dhe deri te të gjithë besimtarët dërguan urim për Krishtlindjet në të cilin u urojnë paqe dhe bekim nga Zoti, duke i përshëndetur me përshëndetjen e madhërishme – Lindi Krishti!
Festa e Krishtlindjeve është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit.
Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.