Krisje në LSDM, shpërthen lufta e brendshme

Në LSDM po zhvillohen përplasje të brendshme brendpartiake, që sot kanë shpërthyer publikisht nga ana e ish-kryetarit të Shkupit që ëshët njëherit është pjesë e LSDM-së, Petre Shilegov, përcjell INA.

Marketing

Shilegov ka theksoi se kjo parti për momentin LSDM është e robëruar.

“LSDM është e robëruar që nga viti 2019. Me dy ‘liderë’ të imponuar nga rajoni i jugut. Kjo nuk është LSDM”, ka shkruar Shilegov, i cili është shprehur kundër kryetarit aktual të kësaj partie, Venko Filipçe, që llogaritet si njeri i përzgjedhur nga ish-lideri Zoran Zaev.

Por, kundër bashkëpartiakut të saj është deklaruar zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzesk.

“LSDM ka pasur zgjedhje të brendshme legjitime partiake ku e zgjodhi liderin e ri në procedurë ku morën pjesë katër kandidatë. Nuk kemi për qëllim që të intervenojmë në sulmet personale dhe mbetemi të përkushtuar në parimet demokratike që i respektojnë qëndrimet e ndryshme por në suaza të dialogut të civilizuar”, theksoi Kuzeska.

LSDM po përballet me vlime të brendshme, pas dështimit të madh në zgjedhjet e fundit parlamentuar, ku pësoi një rënie të thellë me numër të përgjysmuar të deputetëve. (INA)

Marketing