Kritika të ashpra për reformat në arsim të paralajmëruara nga Carovska

Reformat e paralajmëruara në arsim nga ministrja Carovska morën kritika të shumta nga njohësit dhe punonjësit e kësaj fushe.

Marketing

Fokusi i kritikave mbetet lënda e historisë që sipas konceptit të ri për arsimin fillor, historia nuk do të mësohet si lëndë e veçantë por, bashkë me gjeografinë dhe shoqërinë qytetare do të jetë pjesë e shkencave shoqërore.

Profesori Mitko Panov, nga Instituti Nacional i Historisë tha për Alsat se koncepti i ri për arsim është i panevojshëm.

Posaçërisht që vjen në momentin kur Maqedonia e Veriut ballafaqohet me bllokadë nga Bullgaria.

Marketing