Kritikat nga dyshja Neville, vjen reagimi nga Shaqiri

Xherdan Shaqiri iu është përgjigjur kritikave të legjendave të Manchester Unitedit, Gary dhe Phil Neville.

Marketing

Xherdan Shaqiri iu është përgjigjur kritikave të legjendave të Manchester Unitedit, Gary dhe Phil Neville, duke insistuar se ai nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë pas transferimit të tij në Liverpool.

“Ata ishin lojtarë të Manchester Unitedit. Ndoshta atyre nuk u pëlqen Liverpooli. Disa njerëzve u pëlqen, disave jo. Nuk dua të komentoj deklaratat e personave që nuk i njoh”, është shprehur Shaqiri.

“Mendoj se tashmë kam luajtur për tri vite në Premierligë dhe e kam dëshmuar se mund të luaj aty. Unë mund të shënoj gola dhe të bëj asiste. E njoh këtë ligë mirë. Kam shumë përvojë. Isha golashënuesi më i mirë në Stoke City me gola dhe asistime, kështu që nuk kam pse të them më shumë”.

“Mendoj se të gjithë e dinë se isha lojtari më i mirë sezonin e kaluar. Ndërgjegjja ime është e pastër”, u shpreh ai.

Marketing