Krivanjeva: Pikët do të mbesin në Çair

Ekipi ka mbyllur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme ndaj Renovës, me optimizëm se tri pikët e radhës do të arkëtohen në Çair. Skuadra kishte mjaftë kohë për të marrë veten pas ndeshjes së fundit ndaj Vardarit ku pësuam disfatë minimale, ndërsa në këtë rast ka folur edhe mbrojtësi i skuadrës Besart Krivanjeva, i cili mes tjerash ka thënë se pikët do të mbesin në Çair.

Marketing

“Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Renovs, për të cilin duel jemi përgatitur gjatë gjithë javës. Në ekip mbizotëron një atmosferë e mirë dhe pozitive para kësaj sfide dhe besojmë se pikët do të mbesin në Çair”, ka thënë zëvendës kapiteni Krivanjeva.

Te ekipi gëzon fakti se nuk ka asnjë futbollist të lënduar e as të ndëshkuar me kartonë, andaj të gjithë futbollistët janë të gatshëm dhe presin të marrin urdhrat e fundit nga trajneri Muharrem Bajrami para duelit të nesërm ndaj Renovës, që fillon në orën 15:30 minuta. Edhe kjo ndeshje si të tjerat shkaku i pandemisë të koronavirusit, do të luhet pa praninë e shikuesve.

Për shkaqe familjare Dibirgadzhiev largohet nga Shkupi

Futbollisti rus, Dzhamal Dibirgadzhiev pa regjistruar asnjë paraqitje zyrtare ka mbyllë aventurën e qëndrimit në Çair, duke kërkuar largimin nga klubi. Largimi i futbollistit 24 vjeçar ka ardhur me kërkesë të tij, i cili për shkaqe familjare nuk ka mundur të qëndrojë më gjatë në Shkup.