Krivokapiq s’ia dorëzon detyrën Abazvoqiti, i lë mesazh: Është fazë kaluese

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, nuk e ka bërë pranim-dorëzimin e detyrës për kryeministrin e ri, shqiptarin Dritan Abazoviq.

Marketing

Krivokapiq tha se një gjë e tillë do duhej të bëhej në kushte legjitimiteti, por shtoi se ai nuk do që t’i jap legjitimitet, sipas tij, shkeljes së demokracisë.

“Dorëzimi i detyrës së kryeministrit si gjest protokollor praktikohet në kushte legjitimiteti të padiskutueshëm. Duke qenë se kemi shkelje të procedurave kushtetuese, nuk dua të simuloj rregullsinë”, është shprehur Krivokapiq, transmeton Klankosova.tv.

Ai bëri të ditur se në zyrën e kryeministrit, Abazoviqit ia ka lënë një mesazh të qartë.

“Faza kalimtare: Do të kalojë!”, ka shkruar Krivokapiq, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Abazoviq u zgjodh kryeministër i Malit të Zi dy ditë më herët ku pro tij votuan 45 deputetë e tre ishin kundër.

Abazoviq u bë kryeministri i tretë shqiptar në Ballkan.

Marketing