Kriza e emigracionit, Orban: Duhet të mbrojmë kufijtë dhe njerëzit tanë!

Në një konferencë të përbashkët me kryeministri Edi Rama, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Marketing

Orban u ndal tek çështja e emigracionit duke thënë se pavarësisht se Hungaria u kritikua për vendimin e saj, pasi vendosi të përdorte të vetmen zgjidhje që mbronte vendin, duke i mbijetuar krizës.

“Sa i takon pjesës 2015 kur nisi kriza migratore akti i parë i qeverisë hungareze ishte akt revolte. Në atë kohë u përpoqëm të mbronim veten dhe u quajt krim i madh. Nuk kam parë askënd të japë një zgjidhje për situatën përveç Hungarisë. Nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje më të mirë se sa kjo. Hungaria u dënua nga Gjykata Evropiane e drejtësisë se përdorëm të vetmen zgjidhje që na mbronte. Nuk do të lejojmë askënd të hyjë. Duhet të jemi të gjithë në revoltë, duhet të mbrojmë njerëzit tanë, askush nuk mund të vijë pa leje. Asgjë nuk do të funksionojë, i vetmi kryeministër që i mbijetojë një krize emigracioni që nga 2015 jam unë dhe për të vetmen arsye se u ngrita për njerëzit. Për ta zgjidhur problemin e emigracionit mund t’u propozoj të gjithëve që të lëmë mënjanë rregullat dhe të mbrojmë kufijtë tanë. Sa u takon marrëdhënieve mes SHBA dhe Hungarisë shumë gjëra nuk kanë ecur vitet e fundit. Sa i takon paqes, nuk jam unë që duhet të prezantojë qëndrime në një situatën ku nuk është arritur një marrëveshje e plotë. Një gjë është e dukshme, që ata që duan paqe, janë gjithmonë e më të shumtë dhe në fakt në zgjedhjet amerikane kampi ia tyre që duan paqe, është shumë… Europa duhet të reagojë. Sot kemi hedhur një të madh përpara për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të 27 vendet. Më pas do diskutojmë këtë çështje me më shumë hollësi. Nesër do të kemi një tjetër ditë përpara për t’u takuar”, tha ai.

Sa i përket marrëdhënieve me SHBA, ai tha se kohët e fundit gjërat nuk kanë ecur shumë mirë.

Marketing