“Kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”/ OKB: Bota u gjunjëzua nga një virus

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres deklaroi se 100 milionë njerëz mund të zhyten në varfëri ekstreme dhe se uria mund të rritet në përmasa historike.

Marketing

Ai tha se bota po përballet me krizën më të madhe globale ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa shtoi se virusi mikroskopik, jo vetëm e uli botën në gjunjë, por zbuloi edhe brishtësinë e botës dhe mangësitë në sistemin shëndetësor,

“Ndërsa 70 përqind e popullsisë jeton në pabarazi në rritje të të ardhurave, 26 njerëzit më të pasur kanë gjysmën e pasurisë së popullatës globale”, theksoi Guterres.