Kriza në Bjellorusi/Dhjetëra gazetarë dhe protestues të arrestuar në Minsk

Protestat dhe grevat që kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi kanë hyrë në ditën e 19-të.

Marketing

Gjithsej 16 gazetarë dhe qindra protestues u arrestuan në Sheshin Qendror të Lirisë në mbrëmjen e 27 gushtit, sipas qendrës së të drejtave të njeriut Vyasna, pasi ata po përgatiteshin për të mbuluar një demonstratë në të cilën bëhej thirrje për dorëheqjen e presidentit Alyaksandr Lukashenko. Shumica e tyre u lanë të lirë disa orë më vonë.

Vala e zemërimit në Bjellorusi është rritur ndjeshëm pasi Komisioni Qendror Zgjedhor deklaroi se Lukashenko, që ka qenë në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, ndërsa kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, vetëm 10.12 për qind.

Tikhanovskaya, që është larguar drejt Lituanisë pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, thotë se nëse votat do të numëroheshin siç duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare.

Zgjedhjet janë mbajtur më 9 gusht por ato nuk njihen nga Bashkimi Europian.

Marketing