Sot në Turqi do të mbahet takimi i lartë mes ministrave të Jashtëm të Rusisë, Lavrov dhe atij ukrainas Kuleba, për zgjidhjen e krizës, e cila deri tani ka shkaktuar qindra viktima dhe dëme të pallogaritshme.
Bisedimet mes dy kryediplomatëve do të mbahen në qytetin e Antalias dhe Ukraina është shprehur e gatshme për të diskutuar kërkesën e Rusisë për neutralitetin, por deklaron se nuk do të falë asnjë centimetër tokë.
Deri tani Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar 3 raunde bisedimesh të nivelit më të ulët në Bjellorusi, të cilat nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret, përveç hapjes së disa korridoreve humanitare që po ashtu nuk kanë funksionuar në shumicën e rasteve.