Bashkimi Europian dhe shtete të fuqishme si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kështu me radhë kanë vendosur sanksione edhe ndaj Bankës Qëndrore Ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Si pasojë e kësaj, janë bllokuar edhe rezervat e Bankës Qëndrore Rusë në shtetet perëndimore dhe kriza ka filluar të ndjehet.
Kështu, Banka Qëndrore Rusë ka dyfishuar normën e interesit nga 9,5 në 20 përqind pasi duket se po tenton të kompensojë humbjet e mëdha të rënies së vlerës së Rublës.
Siç raportohet, thuhet se do të lirohen rreth 8,78 miliardë dollarë në rezerva bankare lokale për të rritur likuiditetin.