Pakoja e pestë e masave ekonomike do të përfshijë më të prekurit nga pandemia, njoftoi kryeministri, Zoran Zaev. Sipas tij, ndihmesa do t’i drejtohet 30% të ndërmarrjeve të goditura nëpërmjet ruajtjes së vendeve të punës dhe pagesës së pagave. Do të ndihmohen më të varfrit dhe targetimi i tyre do të bëhet gjatë analizave dhe konsultimeve në vijim, ka deklaruar Zaev.
“Tani vijon procesi i konsultimeve me sindikatat, me përfaqësuesit e partnerëve të tjerë social, të odave ekonomike, me qëllim që me kujdes të targetojmë më të prekurit, kjo është ideja. Shteti ka projektuar mjete financiare për vitin 2021. Të gjitha dikasteret kanë rezervat e tyre për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Sistemi arsimor, Zaev: Reformat, në konsultim me ekspertë
Duke komentuar propozimin për reformim të sistemit arsimor, Zaev tha se të njëjtat do të bëhen në konsultim me mësimdhënësit, universitetet dhe akademinë e shkencave. Reformimi është i patjetërsueshëm, theksoi Zaev.
“Qëllimi është që të maksimalizojmë përmbajtje që do të jenë nevojë e fëmijëve, në konsultim të plotë jo vetëm me ekspertët por me të gjithë që përfshihen në arsim. Do të duhet analizë e kujdesshme e çdonjërës pikë të propozuar.”,- u shpreh Zaev.
Reformat në arsim të prezantuara nga ministrja e këtij dikasteri, Milla Carovska, mes tjerash, parashikojnë më pak lëndë, më shumë hulumtime dhe analizë si dhe lëndë zgjedhore.