Krizë te Man City-skuadrat nga Madridi duan shërbimet e Aguero

Dënimi i UEFA për Manchester City ka hapur shumë telashe për kampionët e Premierligës.

Marketing

Manchester City është dënuar me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, si dhe me 30 milionë euro dëmshpërblim.

Menjëherë pasi ky lajm është bërë i ditur, zërat për largimin e shumë yjeve nga Man City janë rritur.

‘AS’ shkruan se Real Madrid dhe Atletico Madrid po tentojnë të shfrytëzojnë tollovinë dhe të sigurojnë shërbimet e Sergio Aguero.

Gjithsesi, Man City do të apelojë vendimin e UEFA në CAS, dhe ndoshta situata mund të lehtësohet, për të bërë që skuadrat e Madridit të kenë punë më të vështirë për të siguruar kartonin e Aguero.

Marketing