Kroaci, shënohet viktima e dytë nga koronavirusi

Ka ndërruar jetë edhe një preson i prekur nga koronavirusi në Kroaci, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh.
Në klinikën e sëmundjeve infektive “Dr. Fran Mihaljeviç” vdiq 74-vjeçari nga Zagrebi i cili ditëve të fundit për shkak të gjendjes së rëndë nga koronavirusi ishte në respirator.

Marketing

Pretendohet se në gjendje të rëndë është edhe grauja e e tij e cila është shtruar në spital, kurse mediat njoftojnë se i vdekuri nuk kishte udhëtuar jashtë vendit dhe se tek ai nuk dihet burimi i infektimit, të cilën ministri Berosh nuk e konfirmoi.

Zyrtarisht dje, bas obduksionit, u konstatua se pronari i një restoranti në Istra, i cili vdiq një javë më parë, ishte viktima e parë nga koronavirusi në Kroaci.

Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile konfirmoi 39 persona të ri të infektuar me virus mëngjesin e sotëm, kështu që në total 481 pacientë janë konfirmuar deri më tani në Kroaci, 22 janë shëruar dhe dy kanë vdekur.

Marketing