Zlatko Dalic do të vazhdojë të jetë trajner i Kroacisë edhe pas eliminimit nga Kampionati Evropian.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustic, shkruan IndekOnline.
“Ai është trajner dhe do të vazhdojë të jetë trajner i kombëtares së Kroacisë . Ne folëm dhe shtrënguam duart. Ai do të qëndrojë”, tha Kustic në një intervistë për Nova TV.
Kujtojmë që Kroacia me dy pikë të grumbulluara nuk ia doli të kalonte grupet në Euro 2024, pasi u përfshirë në ‘grupin e vdekjes’, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë.