Kroacia prin në Evropë për rritjen e çmimit të kafesë

Çmimi i kafesë në Kroaci u rrit me 7.4 për qind nga marsi 2023 deri në mars të këtij viti, më i larti në mesin e vendeve të BE-së.

Marketing

Rumania kishte rritjen e dytë më të lartë në BE, 6.8 për qind dhe Bullgaria ishte e treta me 6.6 për qind rritje të çmimit të kafesë.

Në nivel të gjithë BE-së, rritja ishte minimalisht 1 për qind dhe shumë vende shënuan rënie të fortë të çmimeve, shkruan Indeksonline.

Në Finlandë çmimi i kafesë në mars të këtij viti ishte madje 15,7 për qind më i ulët se në mars të vitit të kaluar, Lituani 15,4 për qind, Norvegji 7,7 për qind, Danimarkë 7,5 për qind, Çeki 6,5 për qind, Suedi 6 për qind etj. Kafeja në BE vjen kryesisht nga Brazili dhe Vietnami.

Çmimi i kafesë si lëndë e parë në tregjet botërore nuk është rekord, siç ka qenë në gjysmën e parë të 2022 dhe në mesin e 2011, por është në një nivel më të lartë se mesatarja shumëvjeçare.