Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Humori i Toni Kroos edhe një herë tjetër ka ‘vjedhur’ vëmendjen e të gjithëve për shkak të një postimi të tij qesharak në internet pas golit të 900-të të Cristiano Ronaldos.

Marketing

Edhe në moshën 39-vjeçare, ylli portugez po vazhdon të vendos rekorde të reja teksa së fundmi u bë lojtari i parë në histori të futbollit që kap shifrën e 900 golave zyrtarë të shënuar.

Shumë prej kolegëve të tij, nga e kaluara dhe e tashmja, e uruan Ronaldon për rekordin e tij të jashtëzakonshëm dhe Kroos, i cili kaloi disa sezone me të tek Real Madridi, doli të ishte njëri prej tyre.

Sidoqoftë, gjermani i njohur për sensin e tij të humorit, zgjodhi që urimin për Ronaldon ta bëjë me stil përmes platformës X (ish-Twitter).

“Nuk i arrijë 900 edhe nëse i kombinoj golat e shënuar gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve”, ka shkruar Kroos në platformën X.  https://twitter.com/ToniKroos/status/1832197658816983052?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1832197658816983052%7Ctwgr%5Ef9c9eeadf76b2e6a7d13b19d0f4c44c44ef79f2c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fkroos-behet-viral-ne-internet-me-postimin-e-tij-pasi-ronaldo-shenoi-golin-e-900-te-ne-karriere%2F

Marketing