KRRE-Maqedoni: BEG të lëshojë ngrohje qendrore edhe kur jashtë është 16 gradë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) i ka miratuar ndryshimet, me të cilat plotësohen rregullat e rrjetit për shpërndarjen e ngrohjes, me të cilat është paraparë rritja e kufirit të temperaturës për ndërprerjen e punës së ngrohtoreve.

Marketing

Ndryshimet kanë për qëllim rritjen e komoditetit të konsumatorëve të kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore, të cilët në kushte pandemie janë të obliguar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre më gjatë.