KRRE me vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS prej sonte në mesnatë rritet për 1.222 denarë për kilogram, ndërsa nuk ndryshojnë çmimet e benzinës, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), njoftoi Komisioni Rregullator për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale.
Një kilogram mazut M-1 NS prej sonte do të shitet për 45.680 denarë, ndërsa mbetet çmimi i EUROSUPER BS – 95 (81 denarë për litër), EUROSUPER BS – 98 (83 denarë për litër) dhe EURODIZEL BS (74 denarë për litër).
Nga KRRE përmendin se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës dhe se tregtarët me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport mund tÇi formojnë çmimet e derivateve individuale të naftës dhe karburanteve të transportit më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara.

Marketing
Marketing