KRRE: Nuk lejojmë rritje të çmimit të ujit

Nuk do të lejoj rritje të çmimit të ujit, që ndërmarrjet publike të bëhen fabrikë punësimi, tha drejtuesi i Komisionit Rregullatorë për Energjetikë, Marko Bislimivski, i cili ju përgjigjet komunave që kanë kërkuar ndryshimin e çmimit të ujit. Habi të madhe ngjalli kërkesa e pushtetit lokal në Ohër, e cila ë në shkresën e saj kishte kërkuar që çmimi i ujit të rritet për shtatëdhjetë për qind. Sipas Bislimovskit propozimi është jokorrekt.

Marketing

“Çmimi i energjisë elektrike për kompanitë e shërbimeve publike është subvencionuar nga shteti. Ky subvencion do të vazhdojë edhe tre muajt e ardhshëm, sipas informacioneve që kam. Ky vendim që kemi marrë, do t’i nënshtrohet korrigjimit dhe çmimi minimal të cilin do ta sjellim të enjten, do të thotë, ulje e çmimit të ujit në qytetin e Shkupit, ndërsa shifra maksimale do të jetë kjo që është aktualisht. Kjo është një tregues për shërbimet publike komunale që kur të dërgojnë kërkesa, nuk duhet ta ekzagjerojnë çmimin dhe as t’i politizojnë gjërat. Ne nuk jemi fshehur pas këtij vendimi, vendimi ynë është sjellë në suaza të normales.”, – deklaroi kryetari i Komisionit rregullator të energjetikës dhe shërbimeve të ujit, Marko Bislimoski.

Javën e kaluar KRRE informoi se edhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” kanë kërkuar që rritja mesatare të jetë 30 denarë në faturat mujore. Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga KRRE. Ndaj këtyre njoftimeve ka reaguar Ujësjellësi i Shkupit, i cili ka mohuar se kanë kërkuar rritje, por ka konfirmuar se kanë bërë shpenzime të shtuara. KRRE thotë se kanë pranuar kërkesa për rritjen e çmimit të ujit nga komunat tjera. Sipas tyre të gjitha kërkesat për rritje të çmimit, që kalojnë limitet do të hidhen poshtë.