KRRE, pandemia preku edhe tregun e energjisë

Të gjithë organet rregullatore në rajon gjatë kësaj krize me pandeminë janë të fokusuar që mos të ketë shkëputje të energjisë elektrike dhe te ketë përmirsim me furnizim të energjisë elektrike, theksoi kryetari i Komisionit rregllator për energjetik, Marko Bislimovski.

Marketing

Në takimin e mbajtur në bordin e Rregullatorëve të Komunitetit të Energjisë u diskutua edhe për rezistencën e tregut të energjisë gjatë pandemis, harmonizimin e rregullave sipas ligjeve evropiane nga shtetet anëtare të Komunitetit të energjisë dhe integrimin e tregjeve të energishë me shumicë.

“Kthimi në normalitet dhe rifillimi i jetës në përgjithsi nga aspekti i sotëm është me mjaft komplekse dhe plot pasiguri. Vendi im ka shpallur një gjëndje të jashtëzakonshme, për të parën her në histori e cila ende po zgjat. Si një organ rregullator, ne kemi lëshuar një rekomandim të menjëhershëm për kompanitë që të mos përjashtojnë konsumatorët për shkak të faturave të papaguara për energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Për ata të prekur nga kriza shëndetësore që humbën vendin e punës, ne krijuam një mekanizëm që faturat nga muajt mars, prill dhe maj të paguhen me këste pa interes” – tha Kryetari i Komisionit Rregllator për Energjetik, Marko Bislimovski.

Në lidhje me reagimet e qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike, Beslimoski tha se deri në javën e kaluar ata kanë marrë rreth 150 reagime, dhe që nga kjo javë ato janë ulur në 30 reagime në ditë.

Ato reagime që arrijnë direkt në Komisionin Rregullator të Energjisë në të njëjtën ditë, përcillen në EVN, të cilët kanë premtuar se do ti korrigjojnë bazuar në të dhënat e reja.