Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) iu rekomandon kompanive ushtruese të veprimtarive energjetike, si dhe ndërmarrjeve publike që janë ofrues të shërbimeve ujore drejtë qytetarëve, në dy javët e ardhshme të shkyçen qytetarët nga sistemet adekuate për furnizim me energji elektrike, energji të ngrohjes dhe ujë për shkak të faturave të papaguara.
Duke e pasur parasysh vendimin e Qeverisë për parandalim të përhapjes së koronavirusit dhe pandemisë që është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thonë nga KRRE, me këtë rekomandim kemi për qëllim që t’iu tregojmë kompanive dhe ndërmarrjeve publike puna e të cilave është nën kompetencën tonë që të tregojnë humanitet dhe t’iu përmbahen aktiviteteve të cilat do të ndikonin ndaj shëndetit të njeriut.
“Në këtë situatë të jashtëzakonshme me Kovid-19, kur është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ka vendim nga Qeveria për parandalim nga përhapja e koronavirusit, Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore, para së gjithash, përgjegjësi, por edhe obligim për mbrojtje të konsumatorëve dhe për këtë rekomandon në dy javët e ardhshme kompanitë ushtruese të veprimtarive energjetike, si edhe ndërmarrjet publike që janë ofruese të shërbimeve ujore, të përmbahen nga shkyçja për shkak të faturave të papaguara”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore.