Kryebashkiaku i Bucha: Rusët kanë vrarë 1 në 5 banorë

Kryebashkiaku i Bucha, Anatoliy Fedoruk, ka deklaruar se trupat ruse kanë vrarë një në pesë banorë që nuk kanë mundur të largohen nga qyteti.

Marketing

“Ne në Bucha vlerësojmë se një në pesë banorë nga ata që mbetën në qytet gjatë pushtimit të ushtrisë ruse u vra. Personalisht, si mijëra bashkëqytetarë të mi, i urrej ata që torturuan dhe vranë banorët paqësorë të këtij vendi”.

Kjo deklaratë e Anatoliy Fedoruk u dha në televizionin ukrainas, citon nga agjencia e lajmeve UNIAN.

Kujtojmë se në Bucha u shkaktua një nga masakrat më të mëdha në këto 54 ditë luftime.