Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka bërë të ditur se ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, është planifikuar që të enjten të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë vizitës, Dendias do të takohet me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
Sipas ministrisë turke, në axhendën e takimit midis kryediplomatëve të vendeve fqinje janë të gjitha aspektet e lidhjeve dypalëshe, si dhe çështjet aktuale rajonale.