Kryeinfermierja në Klinikën Infektive jep dorëheqje?!

Kryeinfermierja në Klinikën Infektive në Shkup, Zorica Lubiçiq Mitiq ka dorëzuar kërkesë për dorëheqje, njoftojnë mediat.

Marketing

Në kërkesën e saj, Mitiq thotë se ka një numër arsyesh, njëra prej arsyesh që është shkruar në kërkesën e saj është mosrespektimi dhe siç thotë degradimi i profilit të infermiereve e cila është hallka kryesore në ekipin mjekësor.

“Unë kërkoj që të pranohet dorëheqja ime nga puna me njoftim paraprak prej një muaji, në të cilën do të shfrytëzojë pushimin vjetor nga viti 2019 dhe 2020”, shkruan në kërkesën e kryeinfermieres në Klinikën Infektive në Shkup.

Përveç Mitiq të hënën kanë kërkuar dorëheqje edhe dy infermiere të tjera.

TV21, u përpoq të vendos kontakte me infermieret, si dhe me drejtoreshën e Klinikës Infektive. Por nuk kemi përgjigje.