Pas daljes nga SPAK, Monika Kryemadhi ka dalë në një prononcim për media.
Ndër të tjera ajo tha se nuk ka asnjë komunikim me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, i cili ndodhet në paraburgim.
”Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem dhe me padrejtësitë që behën. Po bej mbrojtjen time ligjore për pretendimet e SPAK ndaj meje. Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore nga organi akuzës, që do kundërshtohen dhe do u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj që thuhet.
Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë. Duroni se do të informoheni për të gjitha. Do tregohet se sa i vërtetë është i gjithë procesi. Me Ilir Metën s’ka asnjë komunikim”, tha Kryemadhi.