Kryeministri Zoran Zaev dhe disa ministria të kabinetit qeveritar kanë filluar të shfrytëzojnë ditët e pushimit vjetor, informojnë shërbimet e Qeverisë.
Nga Qeveria informojnë se të gjitha funksionet kryhen në baza ditore, ndërsa për situatën me zjarret, ministrat çdo ditë mbajnë seanca përmes video konferencave në internet dhe marrin vendimet e nevojshme në kohën e duhur dhe pa pengesa.
Shtojnë se disa nga ministrat në këtë periudhë nuk do të përdorin ditë të pushimit vjetor, në mënyrë që të sigurojnë koordinim në terren dhe në zyrë.
Për koordinime në terren do të jetë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, ministri dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Shaqiri dhe Bajdevski, ministrja e Arsimit Carovska dhe zëvendësministri Shabani, zëvendësministri për Punë të Brendshëm Bushi, zëvendësministrja e Mjedisit Oxhaklieska, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husin, zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani dhe zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu.