Kryeministri Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për ligjet që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane – ERA.

Marketing

Haradinaj, për KosovaPress ka shpjeguar se çfarë po bëhet këto ditë lidhur me ERA-n ndërkohë thotë se ka argumente të mjaftueshme që të hyjë në rend dite në dhjetor në Këshillin e Ministrave të BE-së.

Është optimist se kjo do të ndodhë në dhjetor.
“Jemi duke punuar që të ndodh këtë vit për shkak se janë vonuar disa punë, dje kemi mbajtur takimin e raportimin për zbatimin e prioriteteve të ERA-së. ERA është agjenda evropiane e reformave. Besoj që deri në fillim të dhjetorit përmbyllim ERA 1, pritet një vizitë e komisionerit Hahn, fillojmë me ERA 2. Sot kam nënshkruar letër, i kam dërguar kryetarit të Kuvendit për një seancë të jashtëzakonshme për ligjet që lidhen me ERA, po që janë të lidhura dhe e bëjnë një plus për liberalizimin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se, “të martën që vjen, në takim të Qeverisë do të përmbyllim me raportim dhe aprovim raportin për ERA 1 dhe prioritetet për ERA 2.

Të premten që vjen, gjatë javës do të ngjitet momentumi i punës kemi takim të lartë të rendit dhe të ligjit edhe për rastet e shënjuara, por edhe për agjendën legjislative. Me këtë për shembull deri në fund të javës unë prapë mundem ta dërgoj një raport tek qeveritë e BE-së për momentumin dhe për punën që po bënë Kosova për liberalizim.

Kur i shtojmë kësaj faktin se Kosova i ka zbatuar krejt kushtet e paraqitura më herët del që vërtet ka mundësi, ka argumente që ne me hy në rend të ditës tash dhe në Këshill të ministrave nesër, pra nesër fjala figurative, se është në dhjetor dhe unë besoj që do ta arrijmë këtë”.

Marketing