Kryeministri holandez Mark Rute sot për vizitë në Shkup

Kryeministri holandez, Mark Rute sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni të Veriut, konfirmuan nga Qeveria. Kjo është vizita e parë e kryeministrit holandez në vendin tonë, ndërkaq po ndodhë në momentin kur vendi po përballet me krizë politikë dhe një ditë para votimit të mosbesimit të Qeverisë. Rute vjen në Shkup edhe në kohë bllokade nga Bullgaria për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Siç kumtoi Ambasada e Holandës në vend, Rute do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me përfaqësues të të rinjve nga shoqëria qytetare, ndërsa vizitën do ta rrumbullakësojë me darkë pune që do ta organizojë presidenti Stevo Pendarovski.