Nga qeveria njoftojnë se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut me 26 dhe 27 shtator, përcjell TV21. Gjatë vizitës së delegacionit qeveritar hungarez, është planifikuar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, ndërsa do të ketë takim kokë më kokë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe homologut të tij hungarez. Orban gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë do ta vizitojë edhe Ohrin.