Kryeministri i Republikës së Kongos jep dorëheqje

Kryeministri kongolez, Clement Mouamba, ka ofruar dorëheqjen e qeverisë së tij, më pak se një muaj pasi presidenti Denis Sassou-Nguesso fitoi mandatin e katërt radhazi, njoftoi presidenca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri paraqiti dorëheqjen e tij “dhe atë të qeverisë presidentit të Republikës i cili e pranoi atë”, tha Florent Ntsiba, drejtori i Kabinetit presidencial, në një deklaratë të mërkurën.

Sassou-Nguesso 77-vjeç, i cili udhëhoqi Republikën e Kongos nga viti 1979 deri në vitin 1992, u kthye në pushtet në vitin 1997. Ai fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2002, 2009 dhe 2016.

Marketing

Ai pranoi dorëheqjen dhe u kërkoi anëtarëve të qeverisë “të shpejtonin çështjet aktuale deri në krijimin e qeverisë së ardhshme”, sipas deklaratës.

Presidenti kongolez gjithashtu falënderoi të gjithë ministrat për punën gjatë pesë viteve të bashkëpunimit, nga 2016 në 2021.



. .

Marketing