Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, u bë pjesë e protestave mbarë kombëtare kundër racizmit, nisur nga vdekja e George Floyd.
Ai qëndroi i ulur në gjunjë bashkë me protestuesit e tjerë, teksa mbante një maskë të zezë mbrojtëse, për shkak të pandemisë.
I rrethuar nga truprojat e tij, Trudeau u shfaq në protestën përpara parlamentit, me mesazhin kryesor “Jo drejtësi-jo paqe”.
Kryeministri Trudeau u ul 3 herë në gjunjë, bashkë me protestuesit, një gjest që është përdorur këto ditë për të protestuar kundër brutalitetit policor ndaj komunitetit afro-amerikan.
Demonstrata u mbajtën edhe në qytetet e tjerë kanadeze, përfshirë edhe Torotonton ndërsa mijëra vetë marshuan në rrugë në nder të George Floyd, të vrarë 11 ditë më parë nga policia në Minesota.
Ai u largua kur pjesa tjetër e protestuesve nisën të marshojnë përpara ambasadës amerikane, shumë pranë godinës së parlamentit