Kryeministri kanadez uron në mënyrë të veçantë myslimanët për muajin e Ramazanit

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka zgjedhur që në mënyrë të veçantë të urojë të gjithë besimtarët e fesë Islame për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Trudeau nisi urimin me një përshëndetje islamike.

Marketing

“Sot myslimanët në Kanada dhe në gjithë botën fillojnë muajin e Ramazanit. Familjet dhe miqtë do të luten përderisa presin që të kalojnë ditën derisa të vijë koha e iftarit në mbrëmje në gjithë Globin”, tha ai.

Ai tha se muaji i Ramaznit na përkujton të jemi të kujdesshëm dhe të vendosim nevojat e të tjerëve para atyre që kemi ne, këtë muaj dhe gjithë vitin.

Tutje kryeministri kanadez tha se muajt e fundit për myslimanët ishin shumë të vështira, për shkak të akteve islamofobike dhe dhunës, veprime që nuk kanë vend askund në botë.

“Çdo ditë tjetër myslimanët kanadezë kanë ndërtuar një Kanadë më të mirë, sot t’i përgëzojmë për këtë kontribut dhe të vazhdojmë bashkë këtë punë. Nga familja jonë, Sophie dhe unë uroj.

Ramadan Mubarak!

Wishing a blessed and peaceful Ramadan to Muslims in Canada and around the world. Ramadan Mubarak!

Publiée par Justin Trudeau sur Dimanche 5 mai 2019