Kryeministri Kovaçevski në takim me liderin e VMRO-DPMNE-së

Me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mbahet takim mes Kryeministrit Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Marketing

Takimi është caktuar për më 7 qershor të vitit 2023 (e mërkurë) në Klubin e Deputetëve në orën 11.

Në takim do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të miratohen në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë