Kryeministri Kovaçevski vë dorezat, merr pjesë në vjeljen e rrushit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka marrë pjesë në vjeljen e rrushit, përcjell TV21. Kovaçevski ka shpërndarë disa fotografi nga vizita, duke shtuar se Qeveria ka rritur për 30% blerjen e rrushit.

Marketing

“Ju uroj një vit të suksesshëm dhe të frytshëm të vjeljes. Suksese në vjelje të rrushit këtë vit, le të mblidhet rrush cilësor dhe të prodhohet verë cilësore! Vreshtaria dhe prodhimi i verës kanë potencial të jashtëzakonshëm, Maqedonia e Veriut është në të njëjtën gjerësi gjeografike me rajonet më të njohura të verës në botë, prandaj ne si Qeveri vazhdimisht po punojmë në përmirësimin e kushteve për prodhimin e rrushit dhe verës cilësore”.