Kryeministri Mickoski i gatshëm për kompromise për BE – paralajmëron skandal të madh me përgjimet!

“T`i japim kohë – kohë” – vazhdon të jetë mesazhi i Kryeministrit Mickoski lidhur me rrugëtimin evropian të vendit. Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Mickoski, zotohet se është një bashkëbisedues i gatshëm për kompromise, por vetëm nëse kjo do të prodhojë rezultate respektivisht anëtarësim fuqiplotë të RMV-së në BE. Nuk heq dorë nga ndryshimet kushtetuese me veprim të anuluar, por shprehet kategorik se nuk do të pranojë, sic thotë, diktate e ultimatume.

Marketing

“Fatkeqësisht, për shkak të padrejtësisë që iu është bërë qytetarëve të Maqedonisë, ne sot nuk mundemi as negociatat t`i fillojmë. Kjo nuk është një garë ku vetëm duhet të marrim pjesë. Ne kemi ardhë në situatë se kur duhet ta nisim garën, duhet ta dijmë se duhet ta përfundojmë këtë garë, e jo ërish të kemi pengesa dhe sërish të duhen dekada, nënçmime etj. Unë nuk jam bashkëbisedues I tillë. Po, jam I gatshëm për kompromise, por vetëm nëse kompromisi do të thotë rezultate që do të nënkuptojnë anëtarësimin tonë fuqiplotë në BE” – tha Mickoski.

“Është e logjikshme të punoj me njerëz të besueshëm” – thotë Mickoski për Drejtorin ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, duke paralajmëruar, sic thotë, një skandal të madh me përgjimet.

“Dy agjenci, në të kaluarën ishin kala, ku janë targetuar individë të opozitës, në vend që të merren me sigurinë e shtetit. Duhet të frikësohen, për shkak se informacionet e para që po I marr janë të tmerrshme. Për keqpërdorime të ashpra gjatë punës në kundërshtim me interesat e vendit, spiunime të opozitës me të dhëna të fabrikuara e të falsifikuara, ndjekjen e përfaqësuesve opozitar, është dicka që do të jetë një skandal I madh dhe në këtë moment nuk do të flas për detaje, t`ia lëmë kohës” – tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk ka ndikim rus në vend, por vlerëson se euroskepticizmi nxitet nga një pjesë e politikanëve bullgar.

Lidhur me reformat në Këshillin Gjyqësor do të nis konsultimet me ekspertë ndërkombëtar, kurse pas Zgjedhjeve në SHBA nuk pret ndryshime dramatike për Ballkanin.

Marketing