Kryeministri Mickoski në Salzburg në Samitin e 20-të Evropian

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Salzburg do të marrë pjesë në Samitin e 20-të Evropian kushtuar Bashkimit Evropian, ku do të mbajë fjalim.

Marketing

Mickoski në Facebook ka njoftuar se mbrëmë ka marrë pjesë në një darkë, me ftesë të kryetarit të Salzburgut dhe kryetarit të Institutit të rajoneve evropiane, Franz Schausberger.

“Bashkëbiseduesve të mi ua kam përcjellë angazhimet dhe synimet tona drejt rrugës evropiane të Maqedonisë. Evropa duhet të hapë dyert për vendet që bëjnë hapa përpara, tha Mickoski në një postim në Facebook.

Të martën ai do të ketë një takim me presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen dhe ministrin e Punëve të Jashtme Alexander Schallenberg.

Marketing