Kryeministri polak: Provokimet nga Wagneri do të rriten, po zhvendosen në krahun lindor

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se Wagneri po zhvendoset pranë krahut lindor të NATO-s, në mënyrë që ta destabilizojë aleancën ushtarake.

Marketing

Morawiecki tha se Wagneri tash ka nisur stërvitjet me ushtrinë e Bjellorusisë, duke bërë që Polonia të dërgojë rreth 1 mijë trupa më afër kufirit.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se numri i provokimeve do të rritet. Grupi Wagner është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ata po zhvendosen në krahun lindor për ta destabilizuar atë”, tha ai, shkruan Reuters.

Kujtojmë se Bjellorusia i lejoi presidentit rus, Vladimir Putin, që të përdorte territorin e saj si pikënisje për pushtimin e Ukrainës, por nuk i ka angazhuar trupat e veta në luftë.