Kandidati shqiptar për kryeministër Naser Zyberi ka bërë sot homazhe pranë varrit të Abdurrahman Alitit, kryetarit të dikurshëm të Partisë për Prosperitet Demokratik.
Ish kreu i PPD-së ishte një ndër figurat e dikurshme të rëndësishme të partisë më të madhe shqiptare atë kohë pjesë e së cilës ka qenë edhe vetë Zyberi.
Abdurrahman Aliti u nda nga jeta shtatë vite më parë dhe ishte njëri ndër figurat e para politike që ngriti zërin dhe alarmoi opinionin vendor dhe atë ndërkombëtarë se pikërisht ndryshimi i Kushtetutës është gjenerator i krizës .Ndryshimi i Kushtetutës në 1974 solli krizën dhe hapi një front që kishte mund të parandalohet po që se dëgjohej filozofia dhe alarmi që bëri ai në atë kohë.