Gazetari Urim Saliu ka thënë se ideja e një kryeministri shqiptar duhet të unifikojë spektrin politik shqiptar sepse kjo duhet të jetë si një ide mbipartiake që nuk i dëmton shqiptarët por e trazon politikën maqedonase që po mbajnë prej kohësh institucionet më të rëndësishme të shtetit informon TetovaSot.
Saliu tha se ideja e një kryeministri shqiptarë duhet të unifikojë spektrin politik shqiptar për shumë arsye.
Për të kërkuar shqiptarët më shumë të drejta në këtë vend ,atëherë gjëja më parësore është ti shënjestrojnë institucionet e rëndësishme të shtetit.
Ti s’mund ti kontrollosh institucionet kur ke gjthnjë një tjetër mbi krye.
Fakti që kjo ide trazoi maqedonasit duke filluar prej te Zaevi e deri tek ata të vdekurit vetëm e vetëm mos ketë një kryeministër shqiptar ,tregon kapjen e shtetit dhe institucioneve nga pala maqedonase që duan shqiptarët ti trajtojnë si dytësorë ndërsa vetë të jenë padronët e shtetit.
Shqiptarët nuk mund të jenë përgjithmonë të përulurit .Të jenë ata që fitojnë legjitimitetin tek shqiptarët dhe më pas vetëm të ndajnë pushtetin me palën tjetër për ca poste dytësore.Kryeministri shqiptar u djeg deri në palcë maqedonasve prandaj partitë shqiptare duhet ta përkrahin një ide të tillë sepse BDI përgjithmonë nuk do jetë në pushtet por kryeministri mbetet .Edhe kryetari me ngjyrë në SHBA dukej i paaritshëm por ndodhi me ish Presidentin Obama . Ka disa gjëra që duhet të jenë mbi politike dhe të tejkalojnë inatet politike kur bëhet fjalë për gjëra në interesin e madh shqiptar. TetovaSot