Nëse bëhet një rezime në prizmin e marrëveshjeve partiake, lirisht mund të konstatojmë se çdoherë këto lëshime ose mosrespektime të këtyre marrëveshjeve janë bërë nga pala maqedonase, ndërsa partitë politike shqiptare çdoherë kanë qenë humbësit, edhe atë falë tolerancës të cilën në shumë raste e kanë treguar edhe atë për të vetmin qëllim që ta ruajnë qetësinë politike dhe të mos bëhen shkaktari kryesor i trazirave dhe mostolerancës politike në vend, thotë për TVM2, profesori universitar, Bashkim Selmani. Ai, po ashtu tha se, fatin e njëjtë si duket do ta ketë edhe marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së që në 100 ditshin e fundit të qeverisjes të kemi kryeministër shqiptarë.
“Është fakt se çdoherë partitë politike shqiptare kanë bërë lëshime në interesin e mbrojtjes së RMV dhe nga ana tjetër, asnjëherë nga pala maqedonase nuk janë respektuar marrëveshjet kur bëhet fjalë për çështjen shqiptare. Do të ishte shumë korrekte që VMRO ta respektonte marrëveshjet e LSDM-së për sa i përket kryeministrit shqiptar dhe kjo do të ishte një vlerë e përgjithshme mbarëkombëtare, me të cilën do të çmoheshe vlera e barazisë dhe e pozicionit të dinjitetit shqiptarë në RMV.”, – deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.
Selmani, po ashtu vlerëson se nëse partitë politike shqiptare janë të bindura dhe duan që marrëveshjet kolektive shqiptare të respektohen nga cilido subjekt politik, do të ishte mirë që në këtë drejtim të ketë një koordinim mes tyre, mbase çështjet e tilla edhe të kushtëzohen nëse shtrohet nevoja.
“Do të ishte shumë korrekte për sa i përket bashkëpunimit të përbashkët mes partive politike shqiptare që kryeministri shqiptar të administronte me një situatë të tillë apo të qeveriste me interesat nacionale. Mirëpo edhe nga ana tjetër, edhe nëse partitë politike shqiptare në këtë rast BDI nuk do të mbajë premtimin që të bëhet kryeministri shqiptarë, do të ishte mirë që ta kushtëzonte një gjë të tillë që kryeministri shqiptar dhe 20 për qindëshi, do të ishin dy komponentë bazë me të cilën nuk do të lënin hapësirë që VMRO të keqpërdorë pozitën e tillë.”, – u shpreh profesori universitar, Bashkim Selmani.
Çështja e kryeministrit shqiptar në 100 ditshin e fundit të Qeverisë në vend ishte pjesë e marrëveshjes në mes LSDM-së dhe BDI-së në krijimin e bashkëqeverisjes, por një gjë e tillë u largua nga mundësia e realizimit në takimin e fundit të liderëve të dy partive politike shqiptare. (Tvm2)