Ideja e Ali Ahmetit se ka ardhur koha që në Maqedoninë e Veriut kryeministri të jetë shqiptar, vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në ropinion. Analisti politik, Armend Nuhiu ka komentuar këtë ide se është shumë e lehtë të arrihet një post i tillë vetëm duhet vullnet politik dhe bashkëpunim të forcave politike shqiptare. Ai thotë se duhet të merret shembull Kërçova në vitin 2013 andaj edhe tash mund të arrihet që kryeministri të jetë shqiptar.
” Kërçova në vitin 2013 ishte shembull i mirë se si mund edhe kryeministër shqiptar nëse ka strategji, vullnet dhe bashkëpunim” ka shkruar në proflin e tij në Facebook, analisti Nuhiu.
Nga ana tjetër, edhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari elabori se si mund të arrihet që posti i kryeministrit të jetë shqiptar duke marrë shembull Kërçovën e 2013-së.
“Në 2013 ne gjithashtu thamë: Pse jo? dhe besuam. Pse shqiptarët të mos kandidojnë për pozitën e kryetarit të komunës në zgjedhjet lokale? Kur deklaruam në 2013 që unë do të kandidoja për kryetar komune, disa ishin skeptikë. Por, ne besuam. Ne luftuam për ëndrrën tonë. Dhe ne u bashkuam si shqiptarë, së bashku me pakicat e tjera. Krijuam lëvizje civile për kryetarin e parë shqiptar të komunës së Kërçovës, përhapëm ëndrrën dhe besimin tonë se këtë mund ta bëjmë realitet së bashku – madje edhe qytetarët e Kërçovës që jetojnë në SHBA u kthyen për të votuar. Pjesa tjetër është histori, që nga viti 2013 unë jam kryetari i parë shqiptar i Kërçovës pas më shumë se 50 vitesh” u shpreh sot Dehari .
Ndryshe zgjedhjet do të mbahen me 15 korrik ndërsa fushata parazgjedhore do të fillojë me 24 qershor ditën e Mërkurë.