Kryeministri thirrje politikanëve: Të mos biem pre e provokimeve bullgare

Mickoski: Bullgaria po na përfshin në retorika parazgjedhore
30.08.2024 15:15
Maqedonia e Veriut mund të përfshihet në kurthin e retorikave parazgjedhore bullgare të caktuara më 29 tetor…

Marketing

Maqedonia e Veriut mund të përfshihet në kurthin e retorikave parazgjedhore bullgare të caktuara më 29 tetor, paralajmëron kryeministri, Hristijan Mickoski, pas pretendimeve të Ministrisë së Jashtme Bullgare se Maqedonia po largohet nga kursi i eurointegrimit me kërkesën për rishqyrtim të propozimit francez. Kryeministri tha se tendenca e politikanëve bullgarë do të jetë që të na vënë në pozicion të palakmueshëm para faktorit ndërkombëtar, andaj ftoi qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve.

“U bëj thirrje qytetarëve maqedonas, politikanëve, atyre që i mendojnë të mirën atdheut dhe qytetarëve, të mos bien preh e këtyre provokimeve, kjo do të ndodhë. Ne kemi qëllimin tonë strategjik, e dimë se në cilën rrugë duhet të ecim. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, ne e dimë se çfarë presin qytetarët nga ne dhe ne duhet të japim atë që ata presin.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Kryeministri, i cili po qëndron në Kroaci është shprehur se vendi ka qëllim strategjik dhe e din qartë se në cilën rrugë duhet ecur. Drejt BE-së, sipas Mickoskit, do të punohet në reforma thelbësore, sundimin e së drejtës, si dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit. Por, Ministria e Jashtme Bullgare është shprehur e hapur për dialog me Shkupin zyrtar, por duke rikujtuar se dialogu nuk përfshin rinegociim të obligimeve që ka marrë përsipër Shkupi. Përpos tendencave të fqinjit lindor, sipas kryeministrit, sfida tjetër, do të jetë përpjekja e brendshme e strukturave të caktuara kriminale për të destabilizuar vendin, të cilat njashtu duhet neglizhuar.