Kryeministri Talat Xhaferi ishte për vizitë në Tetovë. Por, pa paralajmërim vizitoi Policinë e Tetovë, sektorin për nxjerrjen e dokumenteve.
Duket se nuk ka qenë I kënaqur me angazhimin e punonjësve në këtë sektor.
Kryeministri Xhaferi nuk hezitoi që me tone të larta të adresojë kritika ndaj punonjësve në këtë sektor.
“Ku e ke vendin e punës ti?
-Vendin e punës e kam në stacionin policor.
Po, çbën këtu?
Ti s`ke asnjë punë zyrtare këtu. Ti ke ardhë për të pirë kafe.
Kush nuk e ka vendin këtu, menjëherë le të largohet”, tha Talat Xhaferi.
Reagimi këtillë I Kryeministrit Xhaferi vjen në kohën kur shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut përballen me pritje dhe rradhë të gjata për dokumentet me emrin e ri të shtetit.
Ai dje i bëri thirrje MPB-së që opinionin ta informojnë saktë dhe në mënyrë adekuate e jo të shkaktojnë kaos në perceptimin e qytetarëve.