Ballina Lajme Maqedoni Kryeministri Zaev do të marrë pjesë në konferencën e “Ekonomist” në Athinë

Kryeministri Zaev do të marrë pjesë në konferencën e “Ekonomist” në Athinë

Kryeministri Zoran Zaev nga sot do të filloj vizitën dyditore të punës në Athinë, Greqi, ndërkaq nesër do të marr pjesë në panel diskutimin në kuadër të konferencës të “Ekonomistë” – 25 tryeza e rrumbullakët në Qeverinë e Greqisë me temë: “Nga distancimi social deri te solidariteti social”.

Marketing

Kryeministri Zaev do të debatoj në çështje të rëndësishme, si të përmisohet bashkëpunimi dhe solidariteti në Evropën Juglindore, bashkëpunimi rajonal, zgjerimi i BE-së, si dhe rritja e tregtisë dhe investimeve në kohë trazirash.

Së bashku me Kryeministrin Zaev do të jen edhe zëvendës-kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime Fatmir Bitiqy, si dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kryeministri Zaev do të marr pjesë edhe në ceremoninë në të cilën fjalim do të mbaj edhe Kryeministri i Republikës së Greqisë, Kirijakos Micotakis.

Në kuadër të vizitë zyrtare, janë planifikuar disa takime me biznesmenë, diplomatë dhe gjithashtu do të nënshkruhet Marrëveshja midis Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë për zhvillimin e ndërlidhjes për transmetimin e gazit natyror Greqi-Maqedonia Veriore. Takimet që do të realizohen në fokus kanë ekonominë dhe energjinë.

Marketing
Exit mobile version