Ballina Aktuale Panovski: Nuk do rekomandoja vaksinim të fëmijëve

Panovski: Nuk do rekomandoja vaksinim të fëmijëve

Mikrobiologu Nikolla Panovski për “360 gradë” ka deklaruar se fokusi kryesor për momentin duhet të jetë vaksinimi i të moshuarve dhe grupeve të rrezikuara dhe jo fëmijët.

Marketing

“Mendoj se së pari duhet të vaksinohen personat mbi 60 vjet. Nuk e di pse duhet të vaksinohen fëmijët. Do të vaksinohen fëmijët e atyre që tashmë janë vaksinuar dhe nuk do të mbrohet familjet ku askush nuk është i vaksinuar”, thotë Panovski.

Panvovski më tej ka shtuar se vaksinimi i paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë nuk është i logjikshëm.

“Kjo mund të bisedohet kur do të kemi vaksinuar 75-80% të popullatës”, tha Panovski.

Ndërkaq, dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga java e ardhshme do të fillohet me vaksinim edhe te fëmijët.

Exit mobile version