Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot pasdite ka shkuar për vizitë dy ditore në Bruksel. Ai u takua me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisarin për zgjërim, Johannes Hahn dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.
Komisioni Evropian ka vendosur Maqedoninë Veriore dhe suksesin e saj në listën e arritjeve më të mëdha të Bashkimit Europian, tha kryeministri Zoran Zaev.
Në vërejtjet e tij, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker përgëzoi vendin për hapat historikë të ndërmarra në dy vitet e kaluara dhe theksoi rolin e vendit si një shembull në rajon.
Komisioneri Johannes Hahn tha se shteti ka përmbushur të gjitha detyrat që janë kërkuar nga ai dhe se tani është në Këshillin Evropian për të përmbushur premtimin e vitit të kaluar dhe për të konfirmuar datën për hapjen e negociatave.