Kryeministri Zaev në iftar të organizuar nga oda ekonomike Maqedoni-Turqi

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, dje ishte mysafir për iftar me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, të organizuar nga oda ekonomike Maqedoni-Turqi në vend, njofton Koha.mk

Marketing

“Agjërimi është periudhë kur familjet mblidhen, miqtë shoqërohen dhe i përkushtohen vetë reflektimit dhe mendimit. Ju kam si familje dhe jam i nderuar që më keni ftuar mua dhe qeverinë për të qenë së bashku me ju kur i plotësoni obligimet e juaja të shenjta. Obligime të cilat i referohen lutjeve për respektim të ndërsjellë, për angazhim për drejtësi, për avancim, tolerancë dhe dinjitet të të gjithë njerëzve”, ka thënë Zaev gjatë iftarit.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri ka porositur se me çdo iftar gjatë Ramazanit marrim mundësi për ta ruajtur bashkësinë tonë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një shtet, një familje të feve të ndryshme, të cilat mes vete jetojnë në mënyrë paqësore dhe e vazhdojnë traditën që si amanet na e kanë lënë gjeneratat paraprake.

Zaev theksoi se ky është edhe një rast për t’i konfirmuar dhe t’i riafirmojmë marrëdhëniet e fuqishme bilaterale me Republikën e Turqisë dhe përkujtoi se vetëm në periudhën janar-shkurt të vitit 2019 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me Turqinë kemi rritje të vëllimit të këmbimit tregtar për 10,7 për qind.