Kryeministri Zoran Zaev bashkë me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar sot pritet të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Austri. Sipas njoftimit të Qeverisë, Zaev do të jetë i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij.
Vizita ka në fokus bashkëpunimin dhe përkrahjen austriake në planin e eurointegrimeve. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Zaev do të takohet me kancelarin austriak Sebastian Kurz, me të cilin është planifikuar një konferencë me gazetarët.